SPAK sqaron gomarllëkun e prokurorit O. D. Po vetë noteri mos është i dënuar?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/02/2025

SPAK sqaron gomarllëkun e prokurorit O. D. Po vetë noteri mos është i dënuar?

SPAK përbëhet nga 20 prokurorë specialë. Secili ka dosjet dhe pavarësinë e vet. Sot SPAK sqaron për një dosje të prokurorit O.D në emër të 20 prokurorëve. Sqarimi është publik, në emër të gjithë institucionit, në emër të pavarësisë, por edhe gafës së tij.

Përse SPAK bën këtë deklaratë për të mbrojtur gomarllëkun e prokurorit që ka emrin dhe përgjegjësinë e vet? Është gafa e tij apo e të gjithëve bashkë? A janë të gjithë me mangësi profesionale si O.D, apo është vetëm O.D deficenti që të bën me “barrë” edhe kur s’je?!

SPAK me gjuhë “profesionale” flet me iniciale për shtetasin nën hetim E.V, kur e gjithë Shqipëria e di mirë se flitet për Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë Tiranë. Pasi nxori në pazar çdo detaj e gjë intime të shtëpisë dhe gruas së E.V, vjen ky sqarim profesionistësh me iniciale. A vjen nga SPAK si fasadë xhami e palarë apo nga prokurori O.D, këtë duhet ta sqarojë SPAK në një konferencë shtypi. Mundësisht të jenë aty të 20 prokurorët bashkë, meqë po sqarohet një gafë që e bëjnë të gjithë, ashtu si O.D.

SPAK duhet të sqarojë opinionin publik se si e ka hetuar O.D shtetasin E.V. Pyetja e parë që bën një hetues që në kohën e komunizmit deri në kohën e SPAK është – a je i dënuar? Kur E.V është përgjigjur “jo”, O.D e ka verifikuar dhe nuk doli ashtu, çfarë “hetimi” bëri?

O.D “gjeneroi” certifikatën nga sistemi i gjendjes gjyqësore dhe pa i habitur që kryetari i Bashkisë Tiranë ishte “i dënuar”. Po pastaj, a nuk u interesua të gjente për çfarë vepre penale dilte i dënuar E.V; për vrasje, vjedhje, korrupsion apo përdhunim? Nuk hetoi fare, por e “harroi” fjalën “I dënuar” te kërkesa për burg?!

Nëse masa “burg” nuk u ndikua nga gjendja gjyqësore e të padënuarit, ashtu si pretenedon “sqarimi” i SPAK, atëherë përse u la që në krye të vendimit? A nuk iu vranë në sytë nga ky “dënim” prokurorit O.D? Po prokurorit mbështetës A.D?

Kjo ishte e qëllimshme, që të ngrihej një tym i madh para zhurmës së madhe, para burgosjes së bujshme të Erion Veliajt. I qëllimshëm është edhe publikimi i “brekëve” dhe masave të bikinit.

Sqarimi me iniciale nuk mbulon dot gomarllëkun që vulosi noteri O.D.

Nëse O.D bën të tilla gafa në dokumente me peshë publike dhe politike, çfarë pret të bëjë një njeri i thjeshtë. Po media?

Të gjithëve u lind e drejta të “gabojnë” pas kësaj gafe. Ta ngatërrojnë noterin “O.D” me një psikopat që rreh gratë, që i përndjek në mes të natës; ta ngatërrojnë me një manjak seksual që detyron vajzat pa mbrojtje të shkojnë në shtrat me pahir me të; me një të korruptuar që merr ryshfet nga fukarenjtë; me një noter që falsifikon letrat e gjyshit për të marrë prona, etj., etj.

Hipokrizia e SPAK me iniciale është gabim më i rëndë se “gabimi” që u bë me shtetasin E.V.

E.V është Erion Veliaj. “Noteri” është Ols Dado, lindur nga Rozmari dhe Milto më 23 mars 1973, i dekretuar PROKUROR duke “dënuar” rëndë ligjin që ka numrin 8737, datën 12.2.2001 dhe titullin: “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

A do i kalojë manjaku seksual O.D dhjetë vite të tjera GABIM me atë emërim? Kjo mbetet për t’u parë. Deri në atë ditë është “I padënuar”.

Sqarimi nga SPAK

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.