Lavdrim Sahitaj dhe Albana Koçiu aferë 9 milionë euro me Merita Sheqin, ‘merimangën’ e tenderave korruptivë dhe ilaçeve të skaduara

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/02/2025

Lavdrim Sahitaj dhe Albana Koçiu aferë 9 milionë euro me Merita Sheqin, ‘merimangën’ e tenderave korruptivë dhe ilaçeve të skaduara

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Lavdrime Sahitaj, bashkë me ministren Albana Koçiu, kanë finalizuar një aferë të pastër korruptive, disa ditë para Vitit të Ri, duke ndarë 9 milionë euro para publike me Merita Sheqin, pronaren e kompanisë Rejsi Farma, një kompani e skeduar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për ilaçe të skaduara. Tenderi i paracaktuar me pazar në tavolinë për Merita Sheqin parashikon vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh, ndërkohë që në QSUT mungojnë ilaçe jetësore.

Emisioni investigativ Fiks fare transmetuar një ditë më parë në Top Channel ka zbuluar se detaje nga kjo aferë korruptive.

Në agjencinë e Prokurimit Publik këto tendera janë publikuar me flamur të kuq pasi prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm, Merita Sheqin, e njohur si ‘merimanga’ e tenderave në shëndetësi. Konkurrenti i vetëm që mori pjesë në këtë garë të shpallur fitues nga Ministria e Shëndetësisë dhe që fitoi mbi 90% të buxhetit që kjo ministri vuri në dispozicion të Qendrës Spitalore Universitare për të mbuluar nevojat e saj me medikamente.

Ministria justifikohet duke thënë se numri i pacientëve që përfitojnë kurim nga ky tender i referohet kërkesës dhe argumentimit nga shërbimet përkatëse pranë qendrave spitalore. Por Ministria nuk sqaron se përse duhen  blere barna më të shtrenjta  ndërkohë që ekzistojnë edhe alternative të tjera të cilat kushtojnë edhe më pak.

Rejsi Farma ilaçe të skaduara

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sidomos gjatë drejtimit nga Albana Çela (Adhami) dhe shefja e saj Ogerta Manastirliu, në bashkëpunim me depot farmaceutike, një rrjet farmacish dhe mjekësh, janë përfshirë në skema mashtrimi dhe shkeljesh të rënda me barna të skaduara, receta fiktive dhe skema të tjera zhvatje.

Prapaskena ka mësuar se në listën e depove farmaceotike të mbushura me ilaçe të skaduara, të cilat mund të hidhen në treg dhe të përfshihen në skemën e rimbursimit, është edhe Rejsi Farma (J91419001U), simbol i mafies së ilaçeve, në pronësi të çiftit Merita dhe Nexhat Sheqi.

Gjatë kontrollit që ka kryer FSDKSH, në 21 dhjetor 2022, në depon importuese farmaceutike Rejsi Farma janë konstatuar 18. medikamente të skaduara, në sasinë 12 mijë copë, me vlerë mbi 400 mijë euro.

Afati i skadencës për këto ilaçe të rimburueshme kishte kaluar mbi 1 vit.

Sipas KLSH-së, për këto medikamente nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas përcaktimeve ligjore.

Për këto barna nga grupi i kontrollit është mbajtur proces-verbali me shkrim dore, i pa shoqëruar më evidenca fotografike të mjedisit të veçuar dhe të barnave me mbishkrimin të skaduara, veprime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe favorizuese për subjektin Rejsi Farma.

Jo vetëm kaq. Por, grupi i kontrollit (Shpend Stajku, Enida Hoxhaj, Evarist Jaku, Bledar Gallushi dhe Dorjan Hysi) ka përzgjedhur vetëm 55 bama që ka dashur Merita Sheqi nga 146 barna të miratuara sipas kontratës së lidhur midis subjektit “Rejsi Farma” SHPK dhe FSDKSH-së.

Këto veprime për të mbuluar mafien e ilaçeve Rejsi Farma janë në kundërshtim me pikën 1 të Kapitullit III të “Për kontrollin në depot farmaceutike të bamave të kontraktuara nga fandi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të Rregullores Nr.3, datë 22.10.2014 “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuara me fondin”

KLSH ka konkluduar se “mungesa e kryerjes në kohë dhe të dokumentuar sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator tatimor dhe të marrëveshjes kontraktuale për rimbursim në rastin e daljes së barnave jashtë përdorimit, sjell risk në gjendjen e saktë reale inventariale të barnave të rimbursueshme sipas LBR-së, si dhe në nivelin e rimbursimit të përfituar nga Depo-Importuese “Rejsi Farma”, dhe gjithashtu riskun e rifutjes në qarkullim të barnave të skaduara me qëllim përfitimin e rimbursimin, por me pasoja në shëndetin e pacientëve“.

Ka dyshime të forta se Merita Sheqi, për të mbuluar aktivitetin e paligjshëm me ilaçet e skaduara dhe skemat mashtuese me rimbursime fiktive, ka paguar drejtuesen e Fondit, Albana Çela, e cila paratë dyshohet se i ka ndarë me shefen e saj, Ogerta Manastirliun, e cila e mbajti Çelën si të besuar për tre vite në krye të Fondit.