Dy panorama: Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij, Ajola Xoxa u shoqërua nga policia

Aktualitet

Publikuar: 14/02/2025

Dy panorama: Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij, Ajola Xoxa u shoqërua nga policia

Ditët e fundit duket se SPAK dhe GJKKO po veprojnë me dy standarde sa i takon personave që thirren aty. 

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i shoqërua nga 4 badigardët e tij personalë, i rrethuar nga militant mbështetës në derën e SPAK-ut. Berisha nuk është shoqëruar asnjëherë nga Policia.

Nga ana tjetër, dy ditë më parë, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kishte masën e arrestit në shtëpi, u paraqit në SPAK duke u transportuar me makinën e Policisë së Shtetit dhe deri në brendësi të godinës ajo u pa të shoqërohej nga forcat e polciisë.

Kur shikon këto dy pamje, natyrshëm lind pyetja:

Pse Berisha vjen serbes-serbes me Benz-in e tij privat në SPAK, kurse zonja Xoxa me makinën e policisë?

A është ky një standard i dyfishtë i SPAK dhe GJKKO?