“U njohëm pak si shumë”, Rama për arrestimin e Veliajt: Ca janë të zgjedhurit, mish për top për një pushtet? Kush i bën punët e Bashkisë, apo gjykatësi?

Politikë

Publikuar: 13/02/2025

“U njohëm pak si shumë”, Rama për arrestimin e Veliajt: Ca janë të zgjedhurit, mish për top për një pushtet? Kush i bën punët e Bashkisë, apo gjykatësi?

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në rubrikën “Sy m’sy” në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Rama duke komentuar arrestimin e Veliajt përdori një shprehje siç ai tha të ‘tironsve’ që shprehen se u ‘njohëm cik si shumë’.

Kreu i qeverisë tha se të zgjedhurit nuk janë mish për top për një pushtet që u ndalon atyre kontratën me qytetarët që i kanë votuar.  

Kur thonë tironsit u njohëm cik si shumë, për çfarë janë të zgjedhurit që marrin votë nga populli për të drejtuar vendin, mish për top për një pushtet.

Sa u ndjeka aq i plotfuqishëm deri në pikën që të ndërpresë kontratën e një kryetari bashkie me qytetarët, pa siguruar provat.

Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Nuk është shpallur as fajtor, është thjesht një person i dyshuar dhe mbahet atje. Kush di ti bëjë punët, apo gjykatësi”, tha Rama.