“Hidhu kënetë, kërceni bretkosa e zhapikë” – Rama thumbon Berishën: O buf dil shaj dhe shpif, se tani ke edhe atë të Trumpit

Politikë

Publikuar: 13/02/2025

“Hidhu kënetë, kërceni bretkosa e zhapikë” – Rama thumbon Berishën: O buf dil shaj dhe shpif, se tani ke edhe atë të Trumpit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot sërish qytetarëve në komentet në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as reagimet ironike.

Rama ironizoi opozitën pasi përfundoi komunikimin e tij me ndjekësit në rubrikën “Sy më Sy” duke deklaruar: “Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë  kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif”.

Kreu i qeverisë komentoi sërish ardhjen e Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e PD: “Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim”.

Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni.

Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë  me zhubra si bufi.

Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë, kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim”, tha Rama.