Arrestimi i Veliajt, Rama: Prokurori nuk ka prova që të nisë gjyqin! Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK, bufi i kënetës kërkon ta shkrijë

Politikë

Publikuar: 13/02/2025

Arrestimi i Veliajt, Rama: Prokurori nuk ka prova që të nisë gjyqin! Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK, bufi i kënetës kërkon ta shkrijë

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish arrestimin e Erion Veliajt në rubrikën ‘Sy m’sy’. Në një lidhje live me komentuesit, shefi i qeverisë u ndal në ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.

“I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, ky person ka bërë një dy tre dhe për këtë kërkoj dënim. I pandehuri është dikush që prokurori shkon në gjykatë dhe i thotë kam këto prova, fillo gjyqin. Pra ka mbledhur provat, nuk është e bindur për provat, kjo i dyshuari. I pandehuri është me prova.

A e dini ju që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra vetë prokuroria nuk është i gatshëm të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas tij, që nuk i ka ato prova”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se pa të dhe forcën e tij politike nuk ka SPAK dhe shigjetoi opozitën, duke thënë se bufi i kënetës (Sali Berisha), kërkon ta shkrijë.