Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, e cila një ditë më parë prezantoi drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita, konsulenti që ka punuar edhe me presidentit e SHBA-ve Donald Trump.
Ai e quajti opozitën si adoleshente qe mastrubohet me foton e një aktoreje. Kreu i qeverise tha se konsulentët punë kanë, duke e konsideruar Chris LaCivita si turist.
“Dje patëm një zhvillim interesant besoj unë, i cili meriton të komentohet duke e filluar nga një fakt shumë interesant sepse trampistët e vetëshpallur të tillë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje.
Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë”, tha Rama në rubrikën “Sy m’sy”.