Atë që nuk arritën dot me votën e qytetarëve prej 10 vitesh, ëndërrojnë t’a prekin përmes një stërkëmbëshi me SPAK-un. E kemi fjalën për Belind Këlliçin, i njohur si Belo Ezmeri, nën hetim nga SPAK për falsifikimin e diplomës dhe fshehje pasurie, si dhe për shqyrtarin e tij Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, anëtar bordesh publike, i kthyer në mutacion mediatik, i dënuar disa herë në Gjermani, me dosje në Prokurorinë e Tiranës për pastrim parash, me vilë të fshehur në Palasë në emrin e një oligarku dhe me televizion dhomë e kuzhinë te pallati i Ben Rrelit te Kopshti Botanik, për të cilin i kërkoi Erion Veliajt leje ndërtimi.
Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Belind Këlliçi humbi përballë Erion Veliajt me 60 mijë vota diferencë për Bashkinë e Tiranës. Belo asistohej nga ordinanca e tij, Vesho Mallisti, ish sekser dhe mbledhës gjobash i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, themelues i gjobëvënies me portale, lëpirës i prapanicës së gjysmës së qeverisë, oligarkëve dhe i çdo biznesmeni që i jep para, i shpëlarë, mediokër, histerik dhe me psikozë të theksuar.
Belo Ezmeri ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e të gjithë kandidatëve humbës të PD-së për Bashkinë e Tiranës, me 60 mijë vota.
Në zgjedhjet e vitit 2015, Halim Kosova humbi përballë Veliajt me 43 mijë vota diferencë.
Spartak Ngjela, Sokol Olldashi dhe Besnik Mustafaj kanë humbur me dinjitet përballë Edi Ramës, madje edhe vetë ish shefi Belos, Lulzim Basha, në 2011, humbi me disa vota, duke u shpallur më pas fitues nga Arben Ristani.
Belo Ezmeri vendosi një rekord të frikshëm me disfatën e tij. Çelësi i disfatës për Belo Ezmerin nuk janë as gishti i mesit, as flirti politik me një ministre të qeverisë, as Alfred Lela, as Çim Peka, as Berisha dhe as Meta. Çelësi i disfatës për Belo Ezmerin është Vesho mallisti.
Dy vite më pas, SPAK tenton me një roman triller t’i ndërpresë mandatin e qeverisjes së Tiranës, Erion Veliajt. Natyrisht që zgjedhja për herë të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, me diferencë të thellë votash me kundështarët, nuk të bën imun ndaj hetimeve dhe as nuk përligj çdo abuzim të mundshëm.
Por, së pari, dosja 360 faqe për Veliajn, e inicuar nga një letër anonime, përafrohet më shumë me romanet Dan Brown se sa me një dosje hetimore bazuar në fakte.
Së dyti, botimi i ‘romanit’ përkon me pragun e fushatës elektorale, ku në shenjestër të goditjes është njeriu i dytë më i rëndësishëm politik në radhët e partisë në pushtet pas Edi Ramës. Një angazhim i tillë është ndërhyrje dhe afektim i fushatës elektorale.
Së treti, kërkohet masa eksteme arrest me burg dhe rrjedhimisht ndëprerja e mandatit të kryebashkiakut pa një akuzë zyrtare, pa prova dhe duke ndryshuar në mënyrë të paqartë gjyqtarin që miratoi masën e sigurisë.
Megjithatë, për të marrë Bashkinë e Tiranës, Belo Ezmeri dhe Vesho mallisti, bashkë me shefat e tyre Berisha-Meta, duhet të kalojnë më parë nga kutitë e votimit.