Prapaskena

Investigim

Kreu i Sorosit në Shqipëri Andi Dobrushi 370 mijë USD rrogë në vit, ja sa paguhen drejtuesit e organizatave të tjera, emrat, fotot dhe pozicionet. Pse i iku sinjali Çanit?

Publikuar: 08/02/2025

Një listë që pasqyron pagat mujore të administratorëve, drejtuesve ekzekutivë, koordinatorëve dhe punonjësve në organizata të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në Shqipëri është publikuar nga portali investigativ ‘Boldnews.al’.

Lista publikohet në një kohë kur një konflikt i ashpër ka shpërthyer mes administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Agjencisë Amerikane për Ndihmën e Huaj (USAID), mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet e taksapaguesve amerikanë për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në mbarë botën.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump i kanë vendosur epitete të rënda USAID-it, duke e konsideruar si “organizatë kriminale” apo “financuese e OJQ-ve të të majtës radikale”.

USAID-i ka dhënë mbështetje dhe ka financuar projekte të shumta për forcimin e institucioneve shqiptare, si edhe për shoqërinë civile.

Sipas kësaj liste, shumë pozicione në OJF kanë paga që variojnë nga 187,000 lekë deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj, pra rreth 31 mijë euro në muaj.

Fondacioni Soros renditet me disa nga pagat më të larta. Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros Andi Dobrushi rezulton me pagë 31 mijë euro në muaj, rreth 370 mijë USD në vit. Organizatat e tjera financuara nga USAID gjithashtu shfaqin shifra të konsiderueshme.

Kjo çështje u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në MCN TV, ku drejtuesi Arian Çani trajtoi temën e këtyre pagesave të mëdha. Në mënyrë të papritur, sinjali i emisionit u ndërpre dhe ekrani mbeti i zi për disa minuta. Pas rikthimit të emisionit, Çani la të nënkuptohet se diçka e pazakontë kishte ndodhur, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kjo ndërprerje e sinjalit ka ngritur pikëpyetje për shkakun e saj, duke qenë se ndodhi pikërisht në momentin kur diskutohej lista e pagave të USAID dhe Fondacionit Soros. Ndërprerje të tilla gjatë trajtimit të temave të ndjeshme kanë shkaktuar gjithmonë spekulime në publik, megjithëse deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e saj.

Publikimi i kësaj liste dhe ndërprerja e pazakontë gjatë emisionit theksojnë edhe një herë rëndësinë e transparencës dhe përgjegjshmërisë kur bëhet fjalë për fonde ndërkombëtare dhe financime në Shqipëri.

Prapaskena ka vendosur të publikojë emrat e drejtuesve të organizatave, pagën përkatëse dhe fotot e tyre, duke vlerësuar se përbën interes publik. Në vijim Prapaskena do të publikojë edhe pasuritë e secilit prej tyre, pa vënë në dyshim rolin e tyre në zhvillimet dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros, paga mujore 31 mijë USD.

Auron Pasha, drejtor ekzekutiv IDRA, paga 10 mijë USD në muaj.

Enkelejda Pashaj, administratore e IDRA, paga mujore 6 mijë USD.

Juljana Hoxha, drejtore ekzekutive Partnerët, Shqipëria për ndryshim, paga mujore 5.4 mijë USD.

Iris Luarasi, drejtuese e qendrës Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, paga 3.1 mijë USD në muaj.

Erton Kashta, drejtor ekzekutiv Lëviz Albania, paga 3.7 mijë USD.

Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive Aleanca Gjinore për Zhvillim, paga 3 mijë USD.

Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive Komiteti Shqiptar i Helsinkit, paga 2.6 mijë USD.

Ines Leskaj, drejtuese e shoqatës Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri, paga 2.5 mijë USD.

Anila Bejko (GJIKA), drejtoreshë ekzekutive e Co-PLAN, paga 4 mijë USD.

Remzi Lani, drejtor ekzekutiv Instituti Shqiptar i Medias, paga 2.4 mijë USD.

Rajmoda Bozo, drejtoreshë ekzekutive Qendra për Shërbim Ligjor Falas, paga 2.1 USD.

Afërdita Prroni, drejtore ekzekutive e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Demokraci, paga 2 mijë USD.

Armela Pengili, drejtore ekzekutive Qendra Act For Society, paga 1.8 mijë USD.



Më të lexuarat