Jorida Tabaku me byzylyk 5 mijë euro e vilë me punim druri antik flet për korrupsionin qeveritar, vëllanë drejtor të Rilindjes, bursë studimi nga Soros

Kryesore

Publikuar: 08/02/2025

Jorida Tabaku me byzylyk 5 mijë euro e vilë me punim druri antik flet për korrupsionin qeveritar, vëllanë drejtor të Rilindjes, bursë studimi nga Soros

Faqja satirike ‘Lolita’ ka publikuar një foto të deputetes së PD, Jorida Tabaku, duke denoncuar korrupsionin e pretenduar të qeverisë. Zonja Tabaku, sipas Lolitës, shfaqet me byzylyk që kushton 5 mijë euro.

Teksa zonja Tabaku denoncon korrupsionin qeveritar, vëllai i saj Fisnik Tabaku është drejtor i Rilindjes te Albcontrol. Nuk ka të dhëna nëse vëllai i zonjës Tabaku është përfshirë në procedura tenderuese, por Albcontrol është një ndërmarrje shtetërore që nonton në luks.

Ndërkaq, pranë vilës së sekuestruar si aset i korrupsionit të Arben Ahmetajt, në kompleksin “Vala Mar” në Hamallaj, ka një vilë edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në emrin e bashkëshortit Saimir Sallaku.

Nga verifikimet rezulton se vila përbëhet nga një sipërfaqe ndërtimi 174 m2 dhe parcelë 421 m2. Vila është deklaruar 195 mijë eruo. Kemi parë nga afër vilën, e cila nuk ka ndonjë ndryshim domethënës nga vila e Arben Ahmetajt.

Vlera e deklaruar e vilës 195 mijë euro nuk mbulon as mobilimin e saj, ku përfshihen edhe punime druri antik. Vila kushton mbi 1 milionë euro. Për kamuflimin e vilës mësohet se është përfshirë një oligark, emrin e të cilit zonja Tabaku nuk e përmend kurrë.

Jorida Tabaku është në një pozitë të sikletshme në raport me Fondacionin Soros. Tabaku ka marrë një bursë studimi nga Soros dhe është konsideruar si investim i Sorosit në PD. Ndërkaq, Sali Berisha, i cili do të vendosë për emrin e zonjës Tabaku në listën e kandidatëve për deputet, e ka shpallur Sorosin armik, duke i faturuar atij damkën nongrata, goditjen e Familjes nga SPAK, pretendimet për eliminim të opozitës dhe 1 mijë të zeza.

A ka marrë Jorida Tabaku leje për kulla nga pushteti në emër të oligarkëve?

A fsheh zonja Tabaku pasuri të paluajtshme jashtë vendit?