Berisha në podium, militantët e PD hedhin kapsolla drejt efektivëve të policisë: Plagoset një efektive policie

Politikë

Publikuar: 08/02/2025

Berisha në podium, militantët e PD hedhin kapsolla drejt efektivëve të policisë: Plagoset një efektive policie

Teksa Sali Berisha mbante fjalën e tij para mbështetësve në protestën para Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë.

Kapsollat shpërthyen pranë kordonit të policisë, të cilët janë vendosur para godinës së Kryeministrisë.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur edhe një efektive që është lënduar dhe është larguar menjëherë nga kolegët e saj.