Daut Laze i dënuari që u arratis nga burgu i Shënkollit, nuk është gjetur ende.
E ëma e të arratisurit, e cila jeton në zonën e Astirit në Tiranë shprehet se nuk kanë dijeni se ku ndodhet, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisjen.
“Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha”, mësohet të ketë thënë ajo.
Pas lajmërimit të arratisjes, Komisariati nr. 6 ka marrë menjëherë kontakt me familjen, në kërkim të informacioneve më të plota për vendndodhjen e mundshme të Laze.
Daut Laze njihet si person besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe xhamitë nëpër Tiranë, por deri tani nuk është konstatuar.