Ambasadori britanik takohet me Dumanin: Mbështesim përpjekjet e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore!

Politikë

Publikuar: 04/02/2025

Ambasadori britanik takohet me Dumanin: Mbështesim përpjekjet e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore!

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar këtë të martë me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Gjatë fjalës së tij, mësohet se Abbott ka rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një nga institucionet më të besuara në Shqipërisë, që sipas tij është njohur ndërkombëtarisht si e tillë.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, është shprehur Abbatt.