“Një urë për motrën”, SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Tropojës!

Aktualitet

Publikuar: 01/02/2025

“Një urë për motrën”, SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Tropojës!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në detyrë të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, pas denoncimit të transmetuar nga emisioni “Piranjat”.

Përmes një shkrese, SPAK bën me dije se ka nisur hetimet ndaj zonjës Islamaj, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, të Tropojës.

Zonja Islamaj, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën. 

SPAK, përmes shkresës drejtuar emisionit “Piranjat”, njofton se ndaj Islamajt është regjistruar një procedim penal, nr 15/2025.