Kjo është makina luksoze që u përdor për vrasjen e Lulzim Vishës, u denoncua e vjedhur në Elbasan

Kronike

Publikuar: 29/01/2025

Kjo është makina luksoze që u përdor për vrasjen e Lulzim Vishës, u denoncua e vjedhur në Elbasan

Kjo është makina Porsche Cayenne, e cila u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes së Lulzim Vishës më 24 janar, në Kamëz.

Makina rezulton e vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.

Grupi hetimor ka përfunduar këqyrjen, në përpjekje të gjetjes së elementëve të provave për identifikimin e autorëve. 

48-vjeçari Lulzim Visha, i cili punonte si postier është gjetur i vrarë mëngjesin e 24 janarit 2025, brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë. 

Dyshohet se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë dhe se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete. 

Viktima ka qenë person që ka pasur probleme dhe pista e hasmërisë duket si më e mundshmja për hetuesit. Para disa viteve, vëllai i tij, Besnik Visha, më 10 prill të vitit 1997, ka vrarë Refik Domin te Universiteti Bujqësor.

Kjo është pista kryesore që po heton policia. Një tjetër pistë që grupi hetimor ka ngritur dhe po e verifikon është ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.