Që prej orëve të para të paradites së sotme, shirat e rrëmbyeshëm dhe pa ndërprerje kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Durrësit.
Rrugët në zonat pranë Portit të Durrësit, Sheshit “Liria” dhe lagjeve periferike si Plazh dhe Spitallë janë mbuluar nga uji, duke bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Në lëvizje për të menaxhuar situatën janë vendosur Policia Bashkiake dhe ajo e Drejtorisë Vendore të Policisë së qytetit të Durrësit. Sakaq në terren ndodhen dhe punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve komunale për të ndërhyrë në akset kryesore.