Prapaskena

Kryesore

Perla e Belo Ezmerit: Trump më duket si Berisha. (Shkëlzeni paguan një OJF në SHBA për të sulmuar Yuri Kim që u emërua nga Trump në 2019?)

Publikuar: 23/01/2025

Politikani qesharak i opozitës Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, i cili shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së, duke humbur në Tiranë me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, vijon të lëshojë ‘perla’ nga SHBA, ku vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës duke pirë birra në mejhanet e New York-ut dhe duke parë Trump në televizor me Fatmir Mediun. Nën ethet e pasigurisë së renditjes në listën e kandidatëve për deputetë, Belo ka intensifikuar lëpirjet ndaj Berishës. Në një lidhje me Zeni Tv nga SHBA, Belo Ezmeri është shprehur se Trump i ngjason me Sali Berishën, non grata në SHBA si minues i demokracisë dhe i pandehur nga SPAK për korrupsion. Sipas Belos, Trump dhe Berisha janë përndjekur nga drejtësia e Soros, duke nënkuptuar se edhe drejtësinë në SHBA e ka kapur Soros.

Trump më ngjason me Berishën, pasi në seancën e parë që u kthye në parlament pas 333 ditësh arrest shtëpie, shkoj të foltorja me qetësinë e tij olimpike dhe ju tha socialistëve: ‘Unë erdha, ju e dini vetë’. Vijoi më tutje historia, Trump ka ardhur dhe ata e dinë vetë dhe e majta amerikane e dinë vetë se çfarë ka bërë në këto 4 vite, duke nisur nga përdorimi dhe keqpërdorimi për të sulmuar kundërshtairn politik, ku o e ka pësuar Trump në kurriz, o nuk e ka pësuar njeri“, tha Belo.

Në një kohë kur i këndon, monitoron dhe shpjegon çdo vendimarrje të Trump, Berisha sulmon ish ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të vitit 2019 dhe e konfirmuar nga Senati. Ditët e fundit një OJF në SHBA ka publikuar një shkrim kundër Yuri Kim, shkrim i cili reflekton retorikën e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër ish ambasadores amerikane, një mbështetëse ikonike e SPAK dhe e drejtësisë së re. OJF-ja, e cila po trumbetohet në Tiranë si media prestigjoze amerikane nga televizioni i Berishës, financohet nga donacione të ndryshme.

Dosja e SPAK për korrupsionin dhe pastrimin e parave nga Familja Berisha konfirmon edhe disa donacione të dyshimta të Jamarbër Mallezit dhe Argita Berishës me paratë produkt i aferave korruptive. Ka dyshime të forta se Shkëlzeni, i cili lëviz thasët e parave të pista të Familjes, të ketë paguar për publikimin e shkrimit kundër Yuri Kim, shkrim pa asnjë fakt dhe evidencë.



Më të lexuarat