Prapaskena

Kryesore

Gazetari Mahmutaj: Arjan Adhami goditi me grusht Ndrea Prendin më 21 janar, i mori armën dhe qëlloi drejt protestuesve nga tarraca

Publikuar: 21/01/2025

Gazetari Fatos Mahmutaj tregon në ‘Sot Live në Shqipëri’ për Nertil Agalliun si u plagos më 21 janar në Bulevard teksa po kryente detyrën në transmetim live.

Shefi i gardës Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në kryeministri, prej së cilës doli me sy të nxirë. Prendi rrëfen për Nertil Agalliun se ‘Shefi i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit.’

‘Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar.

Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin. Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet’, thotë Mahmutaj. 



Më të lexuarat