Armand Duka licencë për trajner futbolli mashtruesit Indrit Fortuzi pa qenë në Shqipëri. Pse SPAK duhet të zbarkojë në zyrat e FSHF-së? Mister avullimi i miliona eurove

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/01/2025

Armand Duka licencë për trajner futbolli mashtruesit Indrit Fortuzi pa qenë në Shqipëri. Pse SPAK duhet të zbarkojë në zyrat e FSHF-së? Mister avullimi i miliona eurove

Federata Shqiptare e Futbollit organizon në mënyrë periodike kurse për trajnerë futbolli të kategorive të ndryshme, duke i licencuar. Për t’u pajisur me licence për trajnjer futbolli, UEFA C, UEFA B, UEFA A dhe UFFA pro, kandidati dorëzon dokumentacionin e kërkuar nga Drejtoria Teknike dhe i nënshtrohet disa kurseve, të cilat duhet të frekuntohen dhe të ndiqen nga drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF. Kurset zhvillohen në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s.

Çfarë ka ndodhur? FSHF ka pajisur me licencë, duke i certifikuar si trajnerë futbolli për kategori të ndryshme, peronazhe të skeduar për mashtrim dhe që nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Licencat fiktive shiten nga Armand Duka dhe çeta e sekserëve rreth tij.

Mes personave që FSHF ka licencuar si trajner futbolli për jashtë Shqipërisë është edhe ish futbollisti Idrit Fortuzi me dosje dhe i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda. Të dhëna të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se Fortuzi është pajisur me licencën e trajnerit të futbollit pa qenë në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2015, ish futbollisti i kombëtares dhe Tiranës, Indrit Fortuzi u larguar së bashku me familjen nga Shqipëria pas procedimit për një skemë mashtrimi me shitjen e biletave false të udhëtimit, boxheve dhe lënies së shumave të mëdha parash në bixhoz. Fortuzi u shfaq më vonë në Kanada
si trajner në ekipin kanadez ProStars FC, ekip i cili luan në divizionin e tretë kanadez.

Fortuzi është pajisur me licencë trajneri pa qenë fare në Shqipëri. Në të njëjtën formë dyshohet se janë pajisur me licencë trajneri edhe personazhe të tjerë. Ftojmë prokurorinë të administrojë praktikën e licencimit të trajnerëve nga FSHF si dhe të verifikojë përmes sistemit TIMS se sa persona janë licencuar pa qenë fare në Shqipëri. Licencat fiktive për trajner futbolli janë vetëm një nga episodet e abuzimeve në FSHF, një organ që qarkullon miliona euro jashtë çdo kontrolli financiar dhe në mungesë të plotë transparence. Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për numër banorësh sa i takon licencave për menaxhimin e lojtarëve të futbollit. Të dhënat konfirmojnë një inflacion gati të pabesueshëm licencash për menaxhim lojatarësh, duke tejkaluar edhe Italinë.

Transaksione të dyshimta

Tre vjet më parë, përmbarimi bllokoi llogaritë bankare të FSHF-së pas një vendimi të Armando Dukës, i cili ka shpërdoruar edhe fondet e UEFA-s si dhe për shkak të transaksioneve të dyshimta. Skandali u mbyll rrugës siç ka ndodhur në vijimësi me aferat financiare të FSHF-së. Duke qenë jashtë çdo kontrolli financiar, abuzimet e Armand Dukës nuk njohin limite. Duka në vijimësi ka filluar ta përdorë Federatën dhe evenimentet e saj si pronë private, duke reklamuar bizneset e tij si “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella”, që të gjitha në pronësi të kreut të FSHF-së.

Pastrim parash

Publikimi i listës së pagave tre vjet më parë konfirmoi dyshimet dhe akuzat se klubet e futbollit nën ombrellën e FSHF-së së Armand Dukës, janë kthyer në një lavatriçe gjigante  pastrimi parash, mashtrimi me taksat dhe evazioni fiskal. Shumica e futbollistëve në Shqipëri, përfshirë edhe ata profesionistë, pjesë e skuadrave në Superiore, rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, një shifër kjo jo vetëm qesharake, por diskredituese për qeverinë e futbollit.

Ndërsa anëtarët e kupolës së FSHF-së marrin një pagë deri në 16 mijë USD në muaj, futbollistët e Superiores, marrin një pagë shumë herë më të ulët, një tregues i qartë i mashtrimit me pagat dhe i operimit me bordero të paligjshme, për të shmangur taksat. Paga e futbollistëve profesionistë, të cilët përballen çdo vit me skuadra evropiane, është e barabartë me pagën e pastruesve të FSHF-së. Nuk mungojnë as raste kur futbollistë të kombëtares, me emër në arenën ndërkombëtare, nuk marrin as pagën formale minimale, por paguhen në të zezë.

Disa indicie për SPAK-un

Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se FSHF me në krye Dukën ka kontraktuar kontraktuar AMA Caffee për sponsorizimin, në një kohë kur Duka është aksioner tek AMA Caffee. Pra, Duka e ka kthyer FSHF-në një biznes të familjes.

Autoriteti i Konkurrencës i ka nxjerrë gjithashtu në pah edhe miliona euro të ardhura të FSHF-së, para të cilat nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar. FSHF ka të ardhura mbi 5 milionë euro në vit, ndërsa klubeve u jep vetëm 600 mijë euro. Dhe shifra 5 milionë euro është vetëm një pjesë e të ardhurave të konstatuara. Nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë.

Të ardhurat e FSHF ndahen në dy kategori; të ardhura nga UEFA, qeveria shqiptare, FIFA, shitja e biletave, shitja e të drejtave televizive, reklamat etj., si dhe të ardhurat e paligjshme nga shitja e ndeshjeve dhe loja me bastet. Të ardhurat e paligjshme, nisur nga akuzat sistematike të autoriteteve ndërkombëtare të futbollit dhe ndëshkimet, besohet se janë shumë herë më të larta se sa të ardhurat e ligjshme. Vetëm në organet hetimore shqiptare janë referuar nga autoritetet ndërkombëtare mbi 100 çështje dhe sinjalizime për shitje ndeshjeve nga kupola e FSHF-së.