Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs.
Kryemadhi ka kundërshtuar masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur nga Apeli i GJKKO. Deputetja akuzohet për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për të njëjtat vepra penale si Kryemadhi.
Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos). Ema Çoku është lënë po ashtu në “detyrim paraqitje”.