Për rreth gati tre muaj, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhen në burgun “313” në Tiranë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Izolimi në burg duket të ketë ndikuar së tepërmi te mënyra e jetesës së Metës, i cili njihej për udhëtimet e tij në natyrë veçanërisht në ngjitjen e maleve. Izolimi besohet se ka rënduar edhe shëndetin mendor të Metës, i cili muajt e fundit kishte shfaqur paranoja të theksuara si dhe e tepronte me rakinë.
Meta është filmuar në ambientet e ajrosjes së burgut, duke folur me vete dhe duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm. Siç kanë deklaruar njerëzit pranë tij, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.
Ndërkaq, selinë e partisë në ish Bllok, që Meta e ka kamufluar në emër të Muharrem Berishës, ia ka besuar Tedi Blushit, i njohur si Bilushi i Metës, një personazh qesharak.