Vodhi para, bizhuteri dhe një automjet në një banesë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Kronike

Publikuar: 19/01/2025

Vodhi para, bizhuteri dhe një automjet në një banesë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodërës, pasi kishte vjedhur në një banesë një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme,  një automjet dhe dy celularë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”

Kishte vjedhur me thyerje një banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 34-vjeçari. 

Sekuestrohen një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme,  një automjet dhe dy celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi E. N.,25 vjeç,  se i kishin vjedhur me thyerje në  banesën e tij,  bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, ku u bë i mundur identifikimi, lokalizimi,  kapja  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 34 vjeç, banues në Shkodër.   

Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas,  gjatë kohës kur nuk kishte njëri në shtëpi ka hyrë në banesën e shtetasit E. N., ku dyshohet se ka  vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme, një pjesë e të cilave  u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë dhe me automjetin.

Vijon puna nën drejtimin  Prokurorisë  për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.