Pas takimit me Trump në një korridor kundrejt pagesës 25 mijë USD, Belind Këlliçi allias Belo Ezmeri ka pirë një kafe në një mejhane në New Jersey, me disa emigrantë shqiptarë, një pjesë e tyre kushërinj, të cilët kanë udhëtuar nga zona të tjera. Arsyeja e mbledhjes në klub ishte për të parë një ndeshje futbolli në TV. Në pushim të ndeshjes, Belo Ezmeri është ngritur në këmbë, ndërsa dikush tjetër i ka bërë disa foto.
Fotot Belo ia ka dërguar fillimisht Berishës, i cili ende nuk e ka bërë renditjen e kandidatëve në listën për deputetë. Gjithashtu Belo i ka publikuar fotot në Facebook, duke pretenduar se kishte zhvilluar një takim të zjarrtë dhe frymëzues me Diasporën. Fushata ‘madhështore’ e Belos me Diasporën do të shihet në zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey. Padurimi i shqiptarëve të Amerikës, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vendin e tyre të lindjes, ndjehet në çdo bisedë e çdo shtrëngim dore. Pafund mirënjohës për mikpritjen që më treguat dhe interesin e jashtëzakonshëm për tu angazhuar në këto zgjedhje jetike për vendin tonë. Takimet në Kafe Kukësi dhe Whisky Bar, ishin vetëm hapja e siparit të takimeve me vëllezërit e motrat shqiptare në USA. Faleminderit nga zemra!“, shkruan Belo.