Nën hetim për shpërdorim detyre, paraqitet në GJKKO kryebashkiaku i Devollit

Aktualitet

Publikuar: 16/01/2025

Nën hetim për shpërdorim detyre, paraqitet në GJKKO kryebashkiaku i Devollit

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Ai është marrë nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe sot ka seancën e radhës në këtë institucion.

Duro dyshohet se licencoi një karburant që ishte pa leje. Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.

Veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.