I akuzuar për prodhim droge / Apeli i GJKKO lë në qeli vëllain e deputetit Eduard Ndreca

Kronike

Publikuar: 15/01/2025

I akuzuar për prodhim droge / Apeli i GJKKO lë në qeli vëllain e deputetit Eduard Ndreca

Armando Ndreca vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca, do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i GJKKO-se nuk ka pranuar kërkesën e tij i cili rezulton të jetë i përfshirë në dosjen “Revanshi”. Ndrecës iu vendosën prangat pasi doli në komunikime në lidhje më kultivimin e drogës.

Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga policia e Lezhës në lidhje me një serë ku kultivohej kanabis sativa.

Por pas dy ditëve në qeli gjykata e liroi nga burgu. Pas lirimit të tij me një vendim të SPAK, atij iu vendosën sërish prangat. Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitje të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal. Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish deputeti Arben Ndoka.