Zbardhen detaje nga plagosja e këngëtarit Ademir Fresku në Shkodër.
Burime për “BW” bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbehet më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij.
Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30-vjeçarin.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.