Arrestohet hajduti i 92 palë këpucëve dhe 8 çantave të përdorura në Shkodër, si u zbulua

Kronike

Publikuar: 11/01/2025

Arrestohet hajduti i 92 palë këpucëve dhe 8 çantave të përdorura në Shkodër, si u zbulua

Një hajdut shkodran kishte arritur që në pak kohë të grabiste 92 palë këpucë dhe 8 çanta të përdorura.

Bëhet fjalë për personin e identifikuar si Gëzimi 61 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në një dyqan në rrugën “Dervish Beg” kryente vjedhje të vazhdueshme.

Pronari i dyqnit i cili tregont këpucë dhe canta të përdorura prej disa ditësh vinte re mungesën e mallit të tij, deri kur vendosi që brenda dyqanit të vëndoste një kamer të fshehte sigurie.

Me datën 28 dhjetor në orën 3 të mëgjesit Gëzim T. futet serish në këtë dyqan. E ndërsa kishte filluar punën për vjedhjen e këpucëve dhe çantave, pronari njoftoi Policinë që arrestoi në kushtet e flagrances 61-vjeçarin

Gëzim T fillimisht ka mohuar se të ketë qenë autor i vjedhjes dhe se ka qënë rastësisht duke kaluar në rrugë. Por kontrolli në banesën e tij ka provuar se ka qenë pikërisht ai autori i vjedhjeve në të paktën 3 raste. Në oborrin e 61-vjeçarit u gjetën 92 këpucë si dhe 8 çanta që dyshohet se i kishte vjedhur në dyqnin në rrugën Dervish Beg.

Nga dëshmia e pronarit të dyqanit është konfirmuar se një pjese e materialeve të gjetura ishin zhdukur nga objetkti i tij. Më tej ai ka treguar se dëmi që i ishte shkatkuar në total kapte shifrën e 200 mijë lekëve, pasi këpucët dhe çantat i kishte blerë me kile dhe sasia e vjedhur i kalonte peshën e 100 kilogramëve