Katër djem u shpallën në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme në Astir, ku ndërhyri policia për të nxjerrë nga apartamenti një vajzë 21 vjeçare në gjëndje të rënduar psikologjike refuzonte të hapte derën.
Njëri prej tyre është i dashuri i vajzës 21 vjeçare i cili rezulton se mori me qira dhe 2 apartamentet e marrë me qira ditore, në katin e tetë të pallatit tek zona e Astirit në Tiranë. Gjatë kontrollit u gjetën 2 armë zjarri dhe jelek antiplumb.
I dashuri i vajzës është Joni Sadikaj nga Tepelena. Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e kalimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohe, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Djemtë kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja.
Burimet thonë se janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.
DëshmiaVajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.
Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Aktualisht, në pyetje po merren njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit.