Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi foli pasi doli nga ambientet e SPAK ku deklaroi se ishte thirrur mbi akuzat që ka ngritur ndaj gjyqatares Irena Gjoka.
Ajo tha se akuzat e saj ndaj gjyqtares i ka të referuara nga shkrimeve mediatike, ndërsa tha se SPAK ka për detyrë të hetojë.
“U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. Në parim, dhe bazuar në kodin, SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës.
Unë i jam referuar shkrimeve mediatike, SPAK ka për detyrë të hetojë, nuk është detyra ime të bëjë punën e SPAK. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij.
Mund të mendoni se çfarë standarti ka ky institucion. Përsa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK nuk ka preferuar të kryejë hetime”, tha Argita Berisha.