SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ish-zyrtari vendor është marrë i pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
SPAK ka depozituar dosjen në GJKKO, ku do t’i nënshtrohet shqyrtimit paraprak nga gjyqtari Erjon Çela.
Çështja për ish-kryebashkiakun e Divjakës është referuar nga policia e Vlorës dhe lidhet me disa procedura për dhënin me qera të disa pasurive. Bashkia Divjakë ka lidhur një kontrate për dhënien me qira 67 ha për ndërtimin e impianteve diellore.
Kontrata është lidhur me kompanin AH Hpoëer and konstruksion. Shpk dhe kontrata e dyte me kompanin intexshpk. Trualli i dhënë me qera ka qenë i regjisturar në ashk si tokë bujqësore. Bashkia Divjakë i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë, që nga tokë bujqësore dhe ti ndryshoje kategorin dhe ta bëjë tokë pa fryt.