Ushtruan dhunë mbi familjarët, 4 të arrestuar në Tiranë

Kronike

Publikuar: 05/01/2025

Ushtruan dhunë mbi familjarët, 4 të arrestuar në Tiranë

Katër raste dhune në familje janë raportuar 24 orët e fundit në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njofton se ka arrestuar 4 persona.

Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi në flagrancë shtetasin P.S, 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Nr.3 arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Gjatë kontrollit në dhomën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasen Xh.N, 37 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe vëllait në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes”, njoftoi policia.