Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje një të moshuar

Kronike

Publikuar: 05/01/2025

Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje një të moshuar

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Policia njofton se një 70-vjeçar i cili drejtonte një automjet tip Benz, ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Efektivët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.