Sali Berisha, i pandehur për dosjen e aferës “Partizani”, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së ditën e sotme, që la në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij.
Edhe pse nuk e ka pritur mirë, ai është ‘zbutur’, duke thënë se do e zbatojë këtë vendim, teksa shtoi se “çështjen tani e ka në Strasburg”.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI I partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha ai.
I pyetur a do ta respektojë këtë vendim, Berisha u shpreh: “Do ta respektoj sepse çështja është në Strasburg dhe kjo do i shtohet dosjes”.