I dehur në timon përplaset me efektivin e policisë, arrestohet 34-vjeçari në Lazarat

Kronike

Publikuar: 02/01/2025

I dehur në timon përplaset me efektivin e policisë, arrestohet 34-vjeçari në Lazarat

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e 1 janarit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., (punonjës policie, jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale.

Me shtetasi M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.