Katër persona janë identifikuar nga policia si autorë të vrasjes së 34-vjeçarit i cili vdiq orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sherri të përgjakshëm të ndodhur në qendër të Serres.
Sipas informacioneve, në dosjen e ngritur për rastin me akuzën e vrasjes me dashje dhe bashkëpunim, të përfshirë janë katër persona, tre shtetas të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Pas një debati mes katër autorëve dhe viktimës, ata e kanë plagosur për vdekje me thikë, duke i shkaktuar dy goditje në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe në ije.
Edhe pse viktima është dërguar me autoambulancë të EKAV-së në spitalin e Serresit, ai nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
Policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë. Sipas mediave greke, 34-vjeçari ishte banues në Lefkona, baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij është shtatzënë. Banorët e zonës flasin për një familjar të qetë dhe jo problematik.