Viti i Ri nuk ka kaluar pa incidente në Elbasan. Mësohet se një fëmijë është plagosur rëndë në sy nga një kapsollë.
I mituri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit ku pas ekzaminimeve të para rezulton se ka dëmtuar rëndë kanalin e lotit.
Më pas është dërguar për mjekim të specializuar drejt Traumës në Tiranë.
Jo më larg se një ditë më parë, Shefi i Urgjencës në Elbasan u bëri thirrje prindërve të tregohen vigjilent me fëmijët në momentin e plasjes së mjeteve piroteknike.