Dy ditë më parë, mbrojtja e Erion Veliajt shpërndau një qëndrim në lidhje me hetimin dhe mënyrën sesi është menaxhuar informacioni i shpërndarë ndaj këtij hetimi. Mbrojtja e Veliajt, në tetë pika, e ka konsideruar hetimin e prokurorit Olsi Dado si keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtiim me ligjin. Në pikat e mbrojtjes së Veliajt shpjegohet se të gjithë elementet e përdorur nga akuza janë në ajër në aspktin e provave, por nga ana tjetër abuzohet në aspektin e imazhit, duke e denigruar qëllimisht. Pasi nuk gjetën asnjë fakt që implikonte Erion Veliajn në çështjet e inceneratorit të Tiranës dhe 5D, dy dosje të mbyllura tashmë, në skenë dolën letra anonime dhe spiunllëqe, pa asnjë fakt dhe provë.
Për të gjetur prova për mbështetjen e pretendimeve në letrën anonime, prokurori i SPAK, Olsi Dado, mori një mandat në gjykatë për të ushtruar kontroll në biznesin e zonjës Ajola Xoxa dhe shtëpinë e Arbër Veliajt, respektivisht bashkëshortja dhe vëllai i Veliajt. Mandati jo vetëm që u tejkalua, por çuni i Fahri Balliut, i informuar paraprakisht, kishte shkuar pranë shtëpisë së Veliajt para skuadrës së BKH-së. Pas kontrollit, gjysmë të vërtetat u janë përcjellë Sali Berishës, Vesho mallistit dhe Lapsit pa maje, nën kujdesin ose jo të Olsi Dados.
Është një dosje që as nuk do të shkojë ndonjëherë në gjykatë, pasi as Gjin Gjoni nuk do t’a pranonte. Pretendohet që një kompani ku është punësuar Ajola Xoxa ka marrë para publike për shërbime nga një drejtori në varësi të Bashkisë së Tiranës. Ky pretendim as konflikt interesi nuk përbën. Ka marrë për shembull, deputetja Ina Zhupa, 300 tendera përmes bashkëshortit, dhe nuk ka ndonjë hetim rreth saj. Kanë marrë Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, drejtëpërdrejt para nga Ismail Mulleti, Damir Fazlliç, Ilir Karçini etj., të cilët më pas kanë marrë leje dhe koncensione nga Berisha, dhe nuk ka ende një hetim ndaj tyre. Ridvan Bode është anëtarë i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa e bija punonjëse, dhe nuk ka nisur asnjë hetim. Po thuajse gjysma e prokurorëve të SPAK janë në situata të konfliktit faktik dhe të dukshëm të konliktit të interesit. Nëse duan të kriminalizojnë konfliktin e interesit, le t’ia kërkojnë Kuvendit.
Gjithsesi, në Shqipëri ka një institucion që verifikon dhe vlerëson veprimet paligjshme dhe shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Inspektori i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metanin, sipas ligjit nr. 115 / 2016 për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor, ka për detyrë verifikimin e ankesave ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë; si dhe hetimin administrativ me nismë rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. A do nisë Artur Metani hetim administrativ ndaj shkeljeve të pretenduara të prokurorit Olsi Dado?
Shkeljet e pretenduara
1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm
• Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
• Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet EV.
• Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.
2. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes
• EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.
• Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.
3. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat
• Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.
• Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.
4. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”
• Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.
5. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX
• Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.
6. Tejkalimi i afateve hetimore
• Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.
7. “Fishing expedition”
• Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (EV), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.
8. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin
• Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.
• Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale.