Makina përplas këmbësorin te ‘Rruga e Kavajës’, 65-vjeçari ndërron jetë në spital

Kronike

Publikuar: 28/12/2024

Makina përplas këmbësorin te ‘Rruga e Kavajës’, 65-vjeçari ndërron jetë në spital

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kavajës pranë bllokut të ambasadave.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi Ahmet Kerçiku. Sakaq drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia.