Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në Turqi, 12 viktima

Botë

Publikuar: 24/12/2024

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në Turqi, 12 viktima

Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të madh në një fabrikë prodhimi municionesh në veriperëndim të Turqisë.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya shkoi menjëherë në vendngjarje, teksa konfirmohen se nga shpërthimi 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në fshatin Kavakli në provincën Balikesir, ndërsa guvernatori i rajonit tha se nuk kishte dyshime për sabotim.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarreve teksa situata është delikate për shkak të materialeve që ndodhen në fabrikë.