Kodoshët e drejtësisë e politikës, Gjekmarkaj me kampionin e antikorrupsionit Ardian Dvorani. A është në dijeni Berisha për takimet te Marriot?

Kryesore

Publikuar: 24/12/2024

Kodoshët e drejtësisë e politikës, Gjekmarkaj me kampionin e antikorrupsionit Ardian Dvorani. A është në dijeni Berisha për takimet te Marriot?

Dhjaku i PD-së, Agron Gjekmarkaj, dje doli në protestën e “mosbindjes civile” që organizoi famulltari i tij, Sali Berisha. Ishte ftohtë dhe shi bore. Agroni nuk kishte veshur asgjë të leshtë, edhe atë pak që kishte e ka depiluar. Me një mungesë yndyre në organizëm (Xhelal Mziu thotë që s’ka as shtyllë kurrizore), vala e të ftohtit e goditi sa iu morën mendtë dhe për pak sekonda ra pa ndjenja.

Në vegim të fundit, para se të zvetënohej, i dolën darkat sqimtare në hotele me 5 yje, me miqtë e tij Ardian Dvorani dhe Alket Hyseni.

Kur u përmend në spital, këtë vegim ia tregoi ndryshe doktorit, famulltarit të tij. “Doktor, më dolën ca policë të egërsuar përpara, nuk e di më goditën apo jo, por ishin shumë të egërsuar me mua.”

Gjekmarkaj nuk i tha doktorit, dhe ky bën sikur nuk e di se, pak kohë më parë, jo vetëm skutave por edhe publikisht, u shfaq me mikun e tij “kampion të antikorrupsionit”, atë që Berisha e ka target për të ardhur në pushtet, kurse Ilir Meta do ta bëjë supë për ta ngrënë në burg.

Në një stadium ku plisi dhe ngjyra e kuqe i bashkon të gjitha zemrat në një, nuk ka asnjë të keqe që edhe politika edhe drejtësia të rrinë tok, së bashku. Po kur pas ndeshjes shëllohesh me havjar dhe puro me shtatë yje, duke folur për të ardhmen e vendit dhe drejtësinë, këtu nuk ka më miqësi për hatër të Shqipërisë, por kodoshllëk.

Bejtexhiu i PD-së duhet të shkruajë edhe për këtë çast të jetës së tij, në sprovat e tij javore. Të na tregojë se çfarë bisedash bën në “havjar” me politikanin e majtë dhe kryegjyqtarin Dvorani.

Po nëse miqtë e tij do vinin në spital aty ku ishte famulltari, çfarë do bënte dhjaku Gjek?

A do t’i prezantonte? “Njihuni, ky është Prof. Dok. Sali Berisha. Ndërsa këta janë miqtë e mi, Adi me Alketin.”

Por ata nuk do të shkojnë te miku i shtruar në spital, as doktori nuk bën zë kur i thonë “I pamë prapë doktor te Marriot”. Se të gjithë janë KODOSHË…