SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj babait të Arbër Çekajt

Aktualitet

Publikuar: 23/12/2024

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj babait të Arbër Çekajt

Për të dytën herë radhazi, SPAK i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekaj, të dënuarit për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri.

73-vjeçari Çekaj dyshohej për trafik droge pasi në kompaninë e tij u sekuestrua drogë.

SPAK nuk gjeti prova për implikimin e tij ne trafik. Vendimi mbi kërkimin e SPAK pritet të shpallet më 27 dhjetor.