Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun

Politikë

Publikuar: 23/12/2024

Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun

Në vigjilje të mosbindjes civile të PD-së, protestuesit janë mbledhur pranë selisë të Partisë Demokratike.

Siç shihet në pamje, protestuesit mbajnë çadra nëpër duar. PD pritet që të nisë protesta në pesë pika kryesore të Tiranës.

Protesta po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve të cilët të indinjuar I bijnë borive.

Policia “Mos bllokoni rrugën’

Gazment Bardhi: Rrugën do e bllokoj se nuk mund të d devijoni trafikun dhe jemi në rregull. Është detyra juaj të merrni masa. Ju kam njoftuar. Policia të garantojë tubimin

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.