Shpërthim me lëndë plasëse në një apartament në Tiranë

Kronike

Publikuar: 22/12/2024

Shpërthim me lëndë plasëse në një apartament në Tiranë

Një sasi eksplozivi është vendosur në një banesë në katin e 9-të të rrugës “Sadik Petrela” në Tiranë.

Policia informon se rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar  në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.