Eksplozivi në katin e nëntë të një banese në Tiranë, dyshohet se lënda plasëse është hedhur përmes një droni

Kronike

Publikuar: 22/12/2024

Eksplozivi në katin e nëntë të një banese në Tiranë, dyshohet se lënda plasëse është hedhur përmes një droni

Zbardhen detaje të reja lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli që ndodhi në katin e nëntë të një pallati në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, dy janë pistat kryesore ajo e vendosjes së tritolit nga brenda pallatit ose nëpërmjet një droni. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e inskenimit sepse sasia e tritolit e përdorur ishte shumë e vogël.

Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse”, njoftoi policia.

Banesa është në pronësi të shtetasit Albert Thoma i cili e ka lëshuar me qera një shtetase e identifikuar si Elena Arrza e cila nuk është gjetur në banesë dhe nuk është marrë ende ne pyetje nga policia.