Pastruan 11 milionë euro, arrestohen Arlinda Marku dhe Darin Gëzdari, përlanë edhe tendera publikë, skema me kompani fantazmë nga Shqipëria në offshore, emrat e firmave

Krim & Korrupsion

Publikuar: 20/12/2024

Pastruan 11 milionë euro, arrestohen Arlinda Marku dhe Darin Gëzdari, përlanë edhe tendera publikë, skema me kompani fantazmë nga Shqipëria në offshore, emrat e firmave

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri.

Sipas raportimeve, dy të akuzuarit janë identifikuar si Arlinda Marku dhe Darin Gëzdari. Dy mashtruesit janë ndaluar nga policia, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj.

“Dy persona, shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’ në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga gjykata mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi nëpërmjet një skemë mashtrimi arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mësohet se nëpërmjet skemës së mashtrimit, Marku dhe Gëzdari arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.

Dyshohet se në skemën e mashtrimit janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.

Si në shumë raste të tjera, koka e kësaj skeme Darin Gëzdari ka marrë edhe 12 tendera publikë nga pushteti vendor.

Skema e pastrimit të parave

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha skema u sinjalizua për tatimpaguesin subjekti “GREEN VIEW MARKETING” me administrator Gezdarin në shtator të vitit 2024.

Gjatë procesit të kontrollit nga Drejtoria e Kontrollit Tatimor DRT-Lezhë, pasi subjekti kishte ndryshuar disa herë adresë përfshi Shkodrën dhe Tiranën dhe duke shmangur kontrollet e thelluara operacionale tre herë radhazi likuidatori dhe administratori i shoqërisë Darin Gezdari ka dërguar shkresë në sistem që ndodhet në situatë të rëndë shëndetësore.

Sipas akteve të këtij subjekti rezulton se u krijua në 2020 nga Edmir Simoni i cili ia shiti italianit Lorenzo Cerantola dhe ky i fundit të dyshuarit Gezdari.

Sipas hetimeve të prokurorisë Simoni gjatë kohës që kishte krijuar shoqërinë por edhe në vazhdim rezulton i punësuar me kohë të plotë si roje bregdetare dhe pranë një restoranti.

“Shoqëria nuk posedon asnjë instalim apo makineri dhe pajisje informatike zyrë sipas inventarit të vetdeklaruar nga shoqëria në bilancin e vitit 2021 dhe kryen shitje ne vlerën 1, 008, 884, 137 lekë për dy vite” bëhet me dije nga grupi i hetimit.

Ndërkohë që bankat i kanë treguar prokurorisë veprimtarinë financiare ku mes të tjerash rezulton se janë kryer transfertë prej ” 5,856,298 euro nga subjekte të huaja me aktivitet kryesisht kazino, baste online”.

Hoxha jep ekskluzivisht emrat e subjekteve që përmes ” Green View Marketing” u kryen shitjet dhe për rrjedhojë u krye pastrimi i 11 milionë euro. Dyshohen 38 subjekte të vendosura në vendet e parajsës fiskale dhe konkretisht:

MATCHING VISIONS LIMITED (MALTE)

16
1UP Services (CY)Limited (QIPRO)

17
Mediaology Limited (GIBRALTAR)

18
Aspire Global PLC (MALTE)

19
White Hat Holdings LTD (Gibraltar)

20
Red Rhino Limited (MALTE)

21
TRUE FLIP GAMING LTD(MALTE)

22
Fair Game Softëare Kft. (HUNGARI)

23
EMP System Limited (MALTE)

24
PRIVALGO LIMITED (GIBRALTAR)

25
SQUIBO Limited (QIPRO)

26
DMG Solution LTD (GIBRALTAR)

27
BETËAY LTD GUERNSEY BRANCH(GIBRALTAR)

28
NORTH POINT MANAGEMENT LTD (MALTE)

29
Bloë Fish Marketing LTD (GIBRALTAR)

30
BUTONS LIMITED (GIBRALTAR)

31
Videoslots Limited Casinos (MALTE)

32
DMG Solutions B.V.

33
ML Entertainment Holding Limited (MALTE)

34
GAMING ONE LIMITED (MALTE)

35
AFFILIATION LUCKYDAYS

36
Maxent Limited (MALTE)

37
Maxent Limited (MALTE)

38
Canada Inc – Profectus Group.