Jo vetëm vjedhje / Koloreto Cukali i Këshillit të Medias dhe zëdhënësi i Nongratës Alfred Lela analizojnë vjerrshat e njëri-tjetrit

Kryesore

Publikuar: 20/12/2024

Jo vetëm vjedhje / Koloreto Cukali i Këshillit të Medias dhe zëdhënësi i Nongratës Alfred Lela analizojnë vjerrshat e njëri-tjetrit

Nuk i bashkon vetëm avullimi i fondeve të Bashkimit Evropian dhe dashuria për Nongratën e dyfishtë, por edhe mastrubimet poetike. Bëhet fjalë për zëdhënësin e Berishës, Alfred Lela, ish çorape e Henri Çilit dhe lëpirës i pushtetit të Edi Ramës, si dhe për Koloreto Cukalin, drejtor i Këshillit Shqiptar të Medias, një aneks i SHQUP-it, i cili pranon ankesa të oligarkëve kundër mediave të pavarura si dhe rrëzon çdo ankesë kundër Syrit të Familjes Berisha. Lela dhe Cukali kanë nisur të analizojnë dhe t’u këndojnë vjerrshave të njëri-tjetrit.

Koloreto Cukali, përmes një fjalimi, ka analizuar vjerrshat mediokre dhe ca plagjiatura të Alfred Lelës, të përmbledhura në një libër.

Në promovimin e librit me vjerrsha të Lelës ka marrë pjesë edhe Mul Noka, i cili ‘kupton shumë’ nga poezia, edhe pse nuk dihet nëse ka lexuar ndonjë libër 20 vitet e fundit.

Duket se Cukali, tashmë në rolin e kritikut letrar, i ka kthyer reston Alfred Lelos. Disa ditë më parë, Lela ka analizuar nga ana estetike një libër me vjersha të Koloreto Cukalit, drejtor i Këshillit Shqiptar të Medias, i cili vijon të mos bëjë transparente fondet që ka përfituar nga Bashkimi Evropian në emër të medias dhe ku kanë përfunduar këto fonde.

Kjo nuk do të thotë se Koloreto Cukali ka drojë nga statusi i tij si vjershëtar, por pa e thënë, shqetësohet nga shpërfillja në sferën publike e një prej zhanreve më të vjetra dhe më fisnike të qytetërimeve: poezisë. Shpërfaqja e kësaj brenge është ndoshta edhe vetë arsyeja që e shtyn atë të shkruajë. Në një kod, në një gjuhë, në një gjini që duket pothuajse e harruar. Ndoshta kjo është mënyra e tij e rebelimit, përpjekja për të mbajtur të gjallë, kundër rrymës, industrinë e lehtë të vargut, përkundër industrisë, gjthnjë e më të rëndë, të imazhit, të përsëritjes së tij gërditëse e të pafund…“, shkruan Lela.

Lela, përpos analizave estetike, i ka kushtuar një poezi edhe Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes, me titullin
“Silueta e Doktorit’.

Shfaqet silueta e Doktorit;
E bëjnë të mundur koha dhe vendet.
Duke udhëtuar me një salmon
Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

Është spikamë apo krismë,
Plis malësorësh apo nyj Kanuni?
Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:
E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini…
“.

Me këtë poezi, Lela duket se ka siguruar një vend të sigurt në listën e Berishës dhe Argitës për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Mbetet për t’u parë nëse Sali Berisha, non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe si dhe nën akuzë nga SPAK për korrupsion, do t’i gjejë ndonjë vend edhe Cukalit në listën e kandidatëve për deputetë.

Edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë dhe nuk kanë nëshkruar një investigim në jetën e tyre, Lela dhe Cukali flasin dhe marrin fonde në emrin e mediave dhe mbrojtjes së gazetarëve.

Koloreto Cukali e ka kthyer Këshillin Shqiptar të Medias në zëdhënës të oligarkëve dhe mburojë e interesave të tyre financiare. Një çetë e kompromentuar dhe pa asnjë lidhje me gazetarinë, për të justifikuar thithjen e fondeve, u tregon mediave parimet e gazetarisë.

Jo vetëm kaq. Këshilli i Mediat është e vetmja organizatë, e cila ka dalë me deklaratë publike, duke bërë thirrje për hetim dhe arrestim të gazetarëve, ndërsa Cukali, sipas gazetës Tema, ka marrë pjesë në gjyqe kundër gazetarëve.