“Ore zotëri…!Kush të paguan?” Shehaj përplaset me Bardhin: Ti ke rrahur demokratët

Politikë

Publikuar: 19/12/2024

“Ore zotëri…!Kush të paguan?” Shehaj përplaset me Bardhin: Ti ke rrahur demokratët

Gjatë ndërprerjes së seancës plenare, Agron Shehaj dhe Gazment Bardhi kanë debatuar me njëri-tjetrin me tone të ashpra.

Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.

Kreu i grupit paralamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.”

Ndërsa i janë drejtuar njëri-tjetrit: Kush të paguan? 

Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.