Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, autor i dyshuar i vrasjes së Martin Canit.
Avokati i të miturit kërkoi masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg me argumentin se klienti i tij ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshi.