Detaje nga atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë: I plagosuri pasi u lirua nga burgu, u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin

Kronike

Publikuar: 17/12/2024

Detaje nga atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë: I plagosuri pasi u lirua nga burgu, u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin

Autoritet greke vijojnë hetimet lidhur me atentatin ndaj dy shqipëve pak ditë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë në vend 45-vjeçari Ilakli Davella dhe u plagos rëndë, Edi Lulo, i cili rezulton se identiteti i tij i vërtetë është Etmond Hysa. 

Sipas raportimeve nga ‘Protothema.gr’, hetuesit po përpiqen të ndjekin lëvizjet e të plagosurit, në përpjekje për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe për të arritur në gjurmët e autorët.

Nga të dhënat e mbledhura nga autoritetet, rezulton se i plagosuri kishte vuajtur në të kaluarën një dënim me burg në Greqi dhe në momentin e lirimit ka shkuar në Shqipëri, ku përmes procedurave ligjore ndryshoi emrin e tij. Pasi ka ndryshuar emrin, ai ka mundur të futen sërish në territorin greke pa u vënë re nga shërbimet e sigurisë.

Siç shkruan protothema.gr, fillimisht personi në fjalë raportohej se ishte “pa dokumente”, më pas doli se ai mbante pasaportë false dhe se më në fund kishte ardhur në Greqi nga Dusseldorf i Gjermanisë.

Mësohet se Edi Lulo është një njeri veçanërisht i rrezikshëm, i shënuar për shumë krime si grabitje të dërgesave të parave etj.