Plagosi katër herë me thikë bashkëmoshatarin në gjimnaz, lihet në burg 17 vjeçari në Fier

Aktualitet

Publikuar: 16/12/2024

Plagosi katër herë me thikë bashkëmoshatarin në gjimnaz, lihet në burg 17 vjeçari në Fier

Gjykata e Fierit ka lënë në ‘arrest në burg’ 17 vjeçarin Broni Dalani që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij Hydai Xhafaj mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të gjimnazit “Mustafa Hoxha” në Cakran.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

I riu ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes. Mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.